11 prej 28 lojtareve që janë në listën e selektores së Zvicrës, Pia Sundhage, janë më të reja se 21 vjeç. Këtu përfshihet edhe Riola Xhemaili 20-vjeçare, që për Zvicrën ka luajtur 24 ndeshje.
Xhemaili mund të kishte luajtur edhe disa ndeshje që nga debutimi në përfaqësuesen helvetike. Por nën drejtimin e ish-selektores së Zvicrës, Inka Grings, Xhemaili luajti vetëm një rol dytësor vitin e kaluar dhe madje u largua nga skuadra për Kupën e Botës në Australi dhe Zelandë të Re.
“Vitin e kaluar sigurisht që nuk ishe ajo që e imagjinoja”, ka thënë futbollistja e Wolfsburgut për “Blick”. “Unë jam në një nivel futbolli krejtësisht të ndryshme nga ai i një viti më parë”.
Ajo thotë se niveli në skuadrën e Wolfsburgut është më i lartë se në klubet ku ka luajtur. Me skuadrën gjermane, Xhemaili synon titullin dhe Kupën e Gjermanisë.