Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sylvinho: Rezultatet vijnë nga puna e madhe

Sylvinho

Sylvinho

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen ndaj Bullgarisë.

Ai bëri ndryshime të mëdha në përbërje, por prapë Shqipëria ishte bindëse. Kuqezinjtë fituan 2:0.

“Ky është shpirti i kësaj skuadre. Nuk ka ndeshje miqësore, të gjitha janë të rëndësishme. Sekreti për sukses është puna për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe lojtarët më kanë ndjekur. Për shkak të punës së madhe që është bërë edhe rezultatet kanë ardhur”, ka thënë Sylvinho.

“Të gjithë lojtarët janë paraqitur mirë sonte. Kjo ndikon në rritjen e skuadrës, paraqitja e gjithë lojtarëve. U paraqitën mirë të gjithë ata që ishin në fushë. Unë ndjehem shumë mirë, jam shumë i kënaqur. Jemi afër objektivit, nuk e kemi arritur ende. Jam shumë i kënaqur për lojtarët dhe për gjithçka që kanë dhënë ata në fushën e lojës”, ka shtuar tekniku brazilian.

Ai e ndjen përkrahjen e njerëzve kudo në Shqipëri. Është i kënaqur me të gjitha dhe vlerëson përkrahjen e madhe.

 

Artikuj të ngjashëm