Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sylvinho: Një debutim shumë i mirë në Shqipëri

Sylvinho ka qenë i emocionuar para debutimit para tifozëve shqiptarë. Për teknikun brazilian ishte ndeshja e parë në shtëpi si selektor i Shqipërisë. Ai megjithatë është i kënaqur me ndeshjen e parë.

Shqipëria të shtunën në Tiranë fitoi 2:0 ndaj Moldavisë.

“Një debutim shumë i mirë në Shqipëri. Isha në ankth për debutimin. Pesë orë para ndeshjes më thanë se stadiumi do të ishte i mbushur dhe kisha emocione. Jam shumë i kënaqur me skuadrën, lojtarët. Janë paraqitur shumë mirë sonte. U kam thënë që Moldavia është kundërshtare e vështirë, por janë paraqitur mirë. Lojtarët duhet të kuptojnë që kemi mundësi të madhe për të arritur objektivin. Se jemi një. Kjo është mundësia e vetme për të arritur objektivin”, ka thënë Sylvinho.