Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sylisufaj do të mungojë një muaj

Edi Sylisufaj u lëndua të hënën në ndeshjen miqësore kundër Gefle IF.

Të shtunën, mediumi suedez “fotbolldirekt”, ka raportuar se futbollisti i Kosovës do të mungojë për një muaj.

“Ai ka bërë rezonancë magnetike dhe është lëndim i gjurit. Presim që ai të kthehet në muajin prill”, ka thënë trajneri Daniel Backstrom.

Trajneri i skuadrës së Siriusit, pjesë e të cilit është 21-vjeçari Sylisufaj, ka thënë se sulmuesi i krahut mund ta humb edhe ndeshjen e parë të sezonit në “Allsvenskan”.

Siriusi takohet me GIF Sundsvallin në ndeshjen e parë të sezonit të ri 2022. Ky ballafaqim luhet më 3 prill.

Artikuj të ngjashëm