Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Swiatek e fiton edhe ndeshjen e 36-të rresht

Tenistja numër një në botë, Iga Swiatek, e ka fituar edhe ndeshjen e 36-të rresht.

Swiatek mposhti kroaten Jana Fett me rezultatin 2:0 në sete, 6:0 dhe 6:3 në Wimbledon. Seria e 36-të ndeshjeve të fituara është më e gjata në një turne të femrave që nga viti 1997.

Swiatek ishte duke humbur 3:1 në setin e dytë, por u kthye në lojë dhe i fitoi pesë gemet e radhës dhe triumfoi në ndeshjen e zhvilluar të martën.

Për polaken 21-vjeçare ishte fitorja e parë qëkur triumfoi në “French Open”.

Martina Hingis pati 37 fitore rresht, para se të mposhtej në finalen e “French Openit” në vitin 1997.