Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Svitolina eliminon kampionen Wozniacki

Tenistja ukrainase Elina Svitolina ka eliminuar kampionen në fuqi Caroline Wozniacki të enjten dhe ka siguruar vendin në gjysmëfinale të turneut WTA Finalas.

Svitolina ka triumfuar me 2:1 në sete (5:7, 7:5 dhe 6:3) për të kaluar në gjysmëfinale.

Wozniackit, kampiones së WTA Finals të vitit të kaluar, i duhej një fitore me 2:0 në sete për të arritur në gjysmëfinale.

Svitolina i është bashkuar çekes Karolina Pliskova si dy tenistet që kanë kaluar në gjysmëfinale nga Grupi i Bardhë.

Të premten mësohen dy gjysmëfinalistet tjera nga Grupi i Kuq. Turneu përfundimtar i vitit WTA Finals është duke u mbajtur në Singapor.