Gjyqtari Rosario Abisso do të mungojë në tri xhirot e ardhshme të Serisë A pas paraqitjes kontroverse në fundjavë në ndeshjen Fiorentina-Inter.
Abisso u kritikua shumë për vendimin që t’i japë penalti Fiorentinës në minutat shtesë, pavarësisht se topi vërehej edhe në VAR se kishte prekur gjoksin e Danilo D’Ambrosios, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo nxiti drejtorin e Interit, Beppe Marotta, të akuzojë sicilianin për “dëm të pariparueshëm”, pasi humbën dy pikë në barazimin 3 me 3.
Si rrjedhojë, Abisso nuk do të lejohet të gjykojë deri më 24 mars.
Për më shumë, është vendosur që ai të mos gjykojë asnjë ndeshje të Interit në pjesën e mbetur të sezonit, raporton “Football-Italia”.