Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjyqtari i VAR-it në ndeshjen Inter – Verona dërgohet në Serie B

Luigi Nasca, gjyqtar i dhomës VAR në ndeshjen Inter – Verona, do të dërgohet në Serie B për shkak se nuk ka njoftuar për goditjen me bërryl të Alessandro Bastonit ndaj Ondrej Dudas.

Verona ishte ndarë e pakënaqur me gjyqtarin Michael Fabbri dhe me gjyqtarin Nasca të shtunën, pas disfatës 2:1 në “San Siro”, në ndeshjen dramatike.

Bastoni e kishte goditur me bërryl Dudan gjatë ndërtimit të aksionit për golin e fitores të shënuar nga Davide Frattesi.

Por, as Fabbri dhe as Nasca, nuk kishin dhënë goditje dënimi në të mirë të Veronës dhe goli ishte pranuar si i rregullt.