Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suspendim dhe gjobë e madhe për kapitenin e Chelseat

Reece James

Kapiteni i Chelseat, Reece James, është dënuar me një ndeshje moslojë dhe është gjobitur me afër 104 mijë euro për “fjalët abuzive” drejtuar gjyqtarit kryesor.

Mbrojtësi i Anglisë është dënuar rëndë pasi u konfrontua me gjyqtarin kryesor në disfatën 1:0 të Chelseat nga Aston Villa në Premier League në muajin e kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pavarësisht se nuk luajti në atë ndeshje shkaku i lëndimit, kapiteni i Chelseat u konfrontua me gjyqtarin në tunel, pas vërshëllimës së fundit në atë ballafaqim.

23-vjeçari është jashtë fushës së gjelbër që prej barazimit të “bluve” me Liverpoolin në ndeshjen hapëse.

Është duke u shëruar nga një lëndim muskulor.