Ata janë vëlla e motër dhe janë të pandalshëm. Dy yjet në ngritje të sportit të xhudos, që është sport nacional në Japoni dhe sport ku vendi e ka dominimin.
Dy të rinj shpërthyes që po impresionojnë në xhudo, dhe nga të cilët pritet madhështi ndërsa Lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokio po afrohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHifumi dhe Uta Abe, 20 përkatësisht 17-vjeçar, fituan medalje të arta në Grand Slamin e Tokios të shtunën, duke shtuar apetitet e tifozëve japonezë që shpresojnë të shohin të dy garuesit në podium edhe në të ardhmen.
Dominimi i Japonisë në xhudo është i zakonshëm, dhe kështu ishte edhe në ditën e parë të Grand Slamit në Tokio, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Japonia fitoi të shtatë medaljet e arta në ditën e parë, ku katër finale ishin mes xhudistëve japonezë.
Në total, Japonia fitoi 22 nga 29 medaljet në dispozicion në ditën e parë, të shtunën. Gjatë dy ditëve sa zgjati Grand Slami, fitoi 12 të arta, shtatë të argjendta e 13 të bronzta.
Por, ishin xhudistët me mbiemrin Abe që rrëmbyen shfaqjen, ku Uta Abe ishte ajo që pati rolin kryesor.
Ajo çimentoj statusin e një supertalente në sport, duke fituar Grand Slamin e saj të parë në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa ia shtoi këtë titullit të botës për juniore që e fitoi një vit më parë.
Uta shënoi një fitore mbresëlënëse ndaj bashkëkombëses Rina Tatsukawa me “Ippon” për vetëm 45 sekonda në përballjen finale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.