Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Supertalenti gjerman që refuzoi Chelsean, idhull e ka Kanen

Ai refuzoi Chelsean në verë dhe e ka idhull Harry Kanen. Ndoshta nuk keni dëgjuar shumë për Jann-Fiete Arpin, por sulmuesi 17-vjeçar po bën histori në Bundesligën gjermane.

Gjithçka nisi me një puthje muajin e kaluar, jo se bashkëlojtari i tij te Hamburgu, Kyriakos Papadopoulos, i dha shumë zgjedhje. Sulmuesi i ri mori një puthje në faqe nga mbrojtësi grek, pasi shënoi golin e tij të parë në ligë, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Doli të ishte vetëm gol nderi në humbjen 2:1 ndaj Herthas së Berlinit, por me këtë ai u bë lojtari i parë i lindur në shekullin e 21-të që shënoi në Bundesligën gjermane.

Por, me atë gol, ai u bë golashënuesi i shtatë më i ri në histori të Bundesligës dhe i siguroi edhe një paraqitje si titullar kundër Stuttgartit pak para pauzës së ndeshjeve të përfaqësueseve.

Ajo ndeshje ishte në "Volksparkstadion" të Hamburgut, një vend të cilin lojtarët si Jerome Boateng, Vincent Kompany e Son Heung-min e quajtën shtëpi në dekadën e fundit. Në të vërtetë shtëpia e Arpit është vetëm disa qindra metra larg stadiumit...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.