Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Superliga me një superskuadër

Dy ndeshje që luhen në terren thuajse neutral, një kampion pa shumë ambicie, një ndeshje e shtyrë e një skuadër dukshëm më e mirë se tjerat, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo është gjendja në fillim të edicionit të ri në kampionatin e Kosovës në basketboll. Edicioni 2018\19 i Superligës në basketboll nis të shtunën (sot), kur luhen dy ndeshjet e para të xhiros së parë. Takohen katër skuadra pa ndonjë histori të madhe në basketbollin kosovar.

Nga ora 15:00 në Ferizaj luajnë Lipjani e Ponte Prizreni, dy skuadrat e reja të Superligës. Në orën 14:00 nis edhe takimi ndërmjet Boreas e Rahovecit. Kjo ndeshje luhet në Gjakovë. Borea është e Pejës dhe në Superligë këtë edicion garon falë ftesës së veçantë.

Borea në Superligë ka zënë vendin e Pejës që është përjashtuar nga garat e këtij edicioni për shkak të borxheve ndaj FIBA-s e FBK-së. Peja vlerësohet prej shtyllave të basketbollit në vend dhe pa të Superliga pritet të jetë dukshëm më e varfër.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm