Prej dymbëdhjetë skuadrave të Vala Superligës së Kosovës në futboll, vetëm Vllaznia e Pozheranit do të qëndrojë për përgatitje në vend.
Vllaznia, që është e fundit në klasifikim, për pranverë do të përgatitet në Pozheran dhe nuk do të ndjekë praktikën e njëmbëdhjetë skuadrave tjera që njërën prej fazave përgatitore për pjesën e dytë të kampionatit e zhvillojnë jashtë vendit, shkruan sot “Koha Ditore”.
E fundit që mori rrugë për përgatitje jashtë vendit është skuadra e Llapit. Llapi të dielën udhëtoi drejt Antalyas së Turqisë. Në Antalya po përgatiten edhe Trepça '89 dhe Prishtina. Të tri këto skuadra janë pretendente për titull.
Ferronikeli, Liria e Drenica ka disa ditë që po përgatiten në Durrës. Në Durrës ka vendosur të zhvillojë një fazë përgatitore edhe Besa e Pejës dhe po ashtu Flamurtari i Prishtinës. Ndërkohë në Ulqin është skuadra e Gjilanit, kurse asaj në qytetin shqiptar të Malit të Zi do t'i bashkohet më 3 shkurt Vëllaznimi i Gjakovës. Drita është skuadra e vetme që nuk ka zgjedhur qytet bregdetar, prej atyre që përgatiten jashtë vendit. Drita është aktualisht në Ohër të Maqedonisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Të dielën luhet xhiroja e fundit në Superligë
-
Dy klube të Superligës nuk licencohen për gara evropiane
-
Drita nuk garon në Superligë, FBK-ja kërkon skuadrën e tetë me “ftesë të veçantë”
-
Malisheva ndaj Vllaznisë në Ligën e Konferencës, Ballkani me kundërshtar nga Uellsi
-
Llapi e Dinamo luajnë për Superligë