Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Superliga fillon më 12 gusht

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll fillon më 12 gusht. Kështu ka vendosur Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, të martën.

Shorti do të tërhiqet më 31 korrik. Në Ligën e Parë edicioni fillon më 19 gusht. Ndërkohë Liga U21, që pritet të zhvillohet për herë të parë, planifikohet të fillojë më 12 gusht po ashtu.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka konstatuar se garat e edicionit të kaluar janë zhvilluar “sipas dinamikës” dhe reflektuan me ngritje të cilësisë, shtim në organizim dhe rivalitet sportiv.

Artikuj të ngjashëm