Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Superkupa - test për dy skuadrat që bënë ndryshime të mëdha

Plot emra të rinj në përbërje kanë skuadrat që fituan dy trofetë e basketbollit kosovar edicionin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Të dyja skuadrat kanë trajnerë të rinj po ashtu, ndërsa kampioni Bashkimi e ka edhe kryesinë e re. Fituesja e Kupës ka bërë ndryshim në emër. Më nuk quhet Sigal Prishtina, por Z Mobile Prishtina.

Dhe dy skuadrat që janë ende në kompletim e sipër kërkojnë të dielën trofeun e parë të edicionit të ri, përkatësisht të fundit të edicionit të kaluar.

Nga ora 17:00 në palestrën e vogël në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Bashkimi e Z Mobile Prishtina takohen në ndeshjen për Superkupën e Kosovës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).