Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sunderlandi heq dorë nga Xhemajli

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Arbenit Xhemajli, nuk do të transferohet te Sunderlandi gjatë kësaj vere.

Skuadra angleze ka hequr dorë nga transferimi i tij, kanë raportuar të hënën mediumet në Angli.

Siç raportohet, Xhemajli pritet ta vazhdojë kontratën me skuadrën e tij zvicerane, Xamax.

Xhemajli është pa kontratë, derisa sezonin që përfundoi javë më parë ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim në 23 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm