Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arbenit Xhemajli afër kalimit te Sunderlandi

Arbenit Xhemajli është shumë afër kalimit te Sunderlandi në Angli.

Pas disa ditësh të kaluara në prova te skuadra angleze pritet nënshkrimi i kontratës.

Gazetari i “Sky Sports”, Keith Downie, ka shkruar se trajneri i Sunderlandit, Phil Parkinson, shpreson që ta forcojë mbrojtjen me futbollistin kosovar për sezonin e ri.

Nëse Sunderlandi, që garon kategorinë e tretë të futbollit anglez, e dëshiron Xhemajlin për ndeshjen e Kupës kundër Hull CItyt, atëherë duhet t’i dorëzojë dokumentet deri të premten pasdite.

22-vjeçari ka qenë pjesë e Xamaxit që nga viti 2017. Shtatlarti është pjesë e Kosovës dhe ishte në listën e U21 për duelin ndaj Anglisë, si dhe mori ftesë edhe për ndeshjen e Kosovës kundër Greqisë, por shkaku i angazhimit me Sunderlandin nuk u është bashkuar “dardanëve”.

Artikuj të ngjashëm