Futboll

Xhaka shumë pranë kalimit te klubi anglez

Granit xhaka

Granit Xhaka me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën në Premier League. Mediumi i fuqishëm, Sky Sports, ka shkruar të martën që Sunderlandi është shumë pranë që të sigurojë shërbimet e 32-vjeçarit. Mesfushori ka edhe tri vjet kontratë me Bayer Leverkusenin, por është i interesuar të kthehet në Angli. Sunderlani është kthyer në Premier League dhe e synon Xhakën si lider të mesfushës.

“Dy klubet janë në bisedime të avancuara për marrëveshje për ish-kapitenin e Arsenalit. Xhaka ka arritur marrëveshje personale me Sunderlandin dhe agjenti i tij, Jose Noguera ka thënë se mesfushori dëshiron t’i bashkohet ekipit të kthyer në Premier League”, ka shkruar Sky Sports.

Noguera ka theksuar se marrëveshja në parim me Sunderlandin tashmë është arritur se se kalimi në këtë klub është joshës për Xhakën.

“Ai dëshiron të pranojë këtë sfidë. Shpresojmë që Leverkuseni do të respektojë dëshirën e tij dhe do ta liroje dhe po ashtu që klubet do të arrijnë marrëveshje së shpejti”, ka thënë Noguera.

Sipas Sky Sports, Xhaka do të ishte përforcim i jashtëzakonshëm për Sunderlandin, për shkak të përvojës së tij tek Arsenali dhe aftësitë e liderit.