Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sulmuesi i Gjilanit mbahet mend për golat në edicionin e fundit kur Hajduku fitoi titullin e Kroacisë

Tomislav Bushiq ishte golashënuesi më i mirë i Hajdukut në edicionin kur skuadra e famshme nga Spliti ka fituar titullin e fundit të Kroacisë. Bëhet fjalë për edicionin 2004\05, ndërsa kroati 34-vjeçar tani është pjesë e Gjilanit në Superligën e Kosovës në futboll.

Për të së fundi një shkrim të gjatë e ka publikuar gazeta e madhe kroate, Sportske Novosti.

“Ishin ditët më të mira në karrierë. Ditët te Hajduku”, ka thënë pa asnjë dilemë Bushiq.

Ai kishte shënuar 11 gola për Hajdukun në edicionin 2004\05. Klubi me shumë tifozë edhe në Kosovë, nuk ka fituar titull të kampionit prej atëherë. Në Kroaci ka dominuar plotësisht Dinamo e Zagrebit.

Bushiq ditët e izolimit po i kalon në Kosovë, ndonëse kjo nuk ishte dëshirë e tij.

Edhe Bushiq shpreson që suksesin që e pati me Hajdukun ta shijojë edhe me Gjilanin Sport Bushiq shpreson që suksesin që e pati me Hajdukun ta shijojë edhe me Gjilanin

“Nuk kam dashur që 50 ditë t’i kaloi në izolim, por kur kam tentuar të largohem nga Kosova në mes të marsit, jam ndalur në kufirin malazez. Kam dashur që përmes Malit të Zi të kaloi në Kroaci. Nuk kam kaluar dhe më është dashur të kthehem në Gjilan. Kështu për më tepër se një muaj e gjysmë jam i mbyllur në Kosovë. Mirë, nuk jam plotësisht i mbyllur, por nuk jam me familje. Gruaja dhe dy fëmijët janë në Solin e unë në Kosovë. Vazhdimisht jam në videolidhje, kontaktojmë tërë ditën”, ka treguar Bushiq.

Ai ka treguar se është mësuar të gatuaj të gjitha, me asistencën në distancë të gruas. Ai ka folur për situatën me koronavirus në Kosovë.

“Nuk ka shumë të prekur, në ditët e fundit vetëm nga gjashtë-shtatë raste. Por ora policore është radikale”.

Ka treguar për orarin e lëvizjes, por ka thënë se policia ndaj të huajve është më tolerante.

Ai ka zbuluar se tashmë ka filluar stërvitjet.

Edhe Kroati Bushiq pensionohet në Kosovë Sport Kroati Bushiq pensionohet në Kosovë

“Po ushtrojmë nga dy persona në terren. Muamed Svraka, ish-lojtari i Zhelezniçarit, Istrës dhe Rudeshit, ushtron me mua. Ne të dy jemi të huaj dhe më së shumti shoqërohemi. Por së shpejti duhet të fillojmë me stërvitje të përbashkëta. Paralajmërohet për dhjetë ditë, ndërsa deri në fund të muajit mund të luhen edhe ndeshjet. Të shohim”, ka thënë futbollisti kroat.

Ai ishte shpresë e madhe e Hajdukut. Sulmues tipik me ndjenjë të hatashme për gol.

“I mbaj mend të gjithë golat e shënuar për Hajdukun. Më i dashuri ishte ai ndaj Dinamos, në dhjetor 2004. Gol për fitore në derbi. Ka festuar i gjithë fshati im. Atë gol e kujtoj dhe do ta kujtoj gjithë jetën. Kush mund të harrojë atë fat”.

Ai kishte menduar se është vetëm titulli i parë prej shumë sa do t’i fitonte me Hajdukun. Por nuk ndodhi kështu. Ai pësoi lëndime, kishte një huazim të pasuksesshëm dhe kështu humbi ritmi.

Edhe Sahiti insiston se Hajduku do ta fitojë titullin Sport Sahiti insiston se Hajduku do ta fitojë titullin

“Kishte çdo gjë. Nga lëndimi deri te huazimi pa fat te Dinamo e Kievit, që nuk ishte zgjedhje e mirë për mua. Koha ka kaluar shpejtë. Edhe në vitin 2007 isha golashënuesi më i mirë i klubit, prapë me 11 gola së bashku me Bartoloviqin. Me atë jam përshtatur më së shumti”.

Bushiq ishte ndarë me Hajdukun në verë të vitit 2009. Nuk ishte një ndarje e këndshme. Dhe karriera e ka sjellë në Kosovë, te Gjilani.