Sport

Sulmuesi i Australisë mungon në Botëror

Sulmuesi i Australisë, Martin Boyle, do të jetë mungesë e rëndësishme e skuadrës.

Lajmi se ai nuk do të luajë në Botëror është dhënë të dielën.

Australia luan të martën kundër Francës në ndeshjen e rëndësishme të Grupit D.

“Ai ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës për në Katar dhe e falënderojmë për çdo gjë që ka bërë”, ka thënë përzgjedhësi Graham Arnold.

Sulmuesi i Hibernianit në Skoci luajti në plejofin që Australia e fitoi kundër Perusë me penallti, në Doha të Katarit.

Ai është zëvendësuar nga futbollisti i Melbourne Cityt, Marco Tilio, 21-vjeçar.