Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sulmuesi brazilian shihet si zëvendësues i Suarezit

Foto: Reuters

Barcelona e dëshiron me çdo kusht sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit e shohin sulmuesin brazilian si zëvendësues ideal të Luis Suarezit, transmeton KOHA.

Krerët e klubit spanjoll pritet të dërgojnë një ofertë në drejtim të Cityt, për lojtarin. Jesus këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 23 gola dhe 14 asistime.

23-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023.