Sulmi i rinovuar i Barcelonës do të jetë nikoqir i skuadrës së Atletico Madridit që synon rikthimin e formës së mbrojtjes së çeliktë, të cilën e kishte dikur. Barcelona dhe Atletico Madridi do të luajnë të dielën në “Camp Nou”, në ndeshjen që nis në orën 16:15 dhe i takon xhiros së 23-të në La Liga.
Me vështirësi në shënimin e golave qëkur u larguan Lionel Messi dhe Antoine Griezmann në verë, Barcelona zyrtarizoi transferime në afatin kalimtar të janarit, duke sjellë tre sulmues nga Premier League e Anglisë.
Pierre-Emerick Aubameyang u transferua si lojtar i lirë, Adama Traore u kthye te skuadra e fëmijërisë si i huazuar nga Wolverhamptoni, ndërsa Ferran Torres u transferua nga Manchester City.
Torres ka luajtur tri ndeshje për Barcelonën, ndërsa Aubameyang e Traore mund të debutojnë kundër Atleticos.
Barcelona kishte garë me Real Madridin në ligë sa i përket sulmit më të mirë, por tani është në pozitën e shtatë sa u përket më së shumti golave të shënuar nga skuadrat në La Liga.
Edhe
Fillon “seria” e top-ndeshjeve mes Barçës e Atleticos
Kur Barcelona dhe Atletico u takuan sezonin e kaluar në “Camp Nou”, ishte ndeshje për titull kampioni dhe u fitua nga vizitorët.
Kësaj radhe, dy gjigantët spanjollë synojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.
Atletico është në vendin e katërt, ndërsa Barcelona është vetëm një pikë prapa, në vendin e pestë.
Atletico transferoi Daniel Wassin nga Valencia dhe Reinildo Mandavan nga Lille.
Ata do të mundohen ta përforcojnë mbrojtjen e Atleticos që në sezonet e fundit është vlerësuar si më e forta në Spanjë, por nuk e kanë dëshmuar së fundmi. Atletico e ka vetëm mbrojtjen e 11-të më të mirë nga 20 skuadrat e ligës sa u përket golave të pësuar.
Edhe
Barcelona e synon fitoren e pestë rresht ndaj Atleticos
Real Madridi ka 14 pikë avantazh në krahasim me kampionin në fuqi Atleticon dhe rivali më i denjë sa i përket distancës së pikëve është Sevilla, që ka katër pikë më pak në vendin e dytë.
Reali e pret Granadan të dielën në orën 21:00, kurse Sevilla të shtunën luan në udhëtim tek Osasuna në orën 21:00 po ashtu.