Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sulejmani po monitorohet nga Sandhauseni

Sandhauseni është në kërkim të dy futbollistëve që janë pjesë e Hannoverit në Bundesliga 2.

“Sports Buzzer” të shtunën ka raportuar se në mesin e dy lojtarëve që po kërkohet nga kjo skuadër është edhe Valmir Sulejmani, futbollisti i Kosovës. Futbollisti tjetër është Mike Frantz.

Kontratat e të dy lojtarëve skadojnë në verë, teksa Sandhauseni po provon që t’i sigurojë shërbimet e tyre në afatin kalimtar dimëror.

25-vjeçari i Sulmit në edicionin e sivjetmë ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje në të gjitha garat.