Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hannoveri nuk e dëshiron as Muslijan

Pas Valmir Sulejmanit edhe Florent Muslija pritet të largohet nga skuadra e Hannoverit, që garon në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Te klubi gjerman nuk e kanë në plane futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, ka raportuar të martën “sportbuzzer.de”.

Te Hannoveri ia kanë dhënë lejen mesfushorit kosovar të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit. Muslija nuk ka luajtur në tri ndeshjet e fundit për Hannoverin, skuadër me të cilën ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ai këtë edicion me fanellën e klubit gjerman ka luajtur 14 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Artikuj të ngjashëm