FC Krumkachy është "tregimi më i mirë i futbollit të Bjellorusisë në vitet e fundit". Në këtë mënyrë e përshkruajnë mediumet bjelloruse projektin e FC Krumkachy, ekip që me lehtësi ka ngjitur piramidën e futbollit në këtë vend gjatë viteve të fundit.
I themeluar para gjashtë vjetësh pas një diskutimi të gazetarëve në forumin online "PressBall", klubi fillimisht është përbërë prej vetëm 11 personave, të cilët vendosën të marrin pjesë në ligat amatore të Bjellorusisë, transmeton Koha Ditore.
Ky është klubi i parë privat në Bjellorusi, pasi ekipet e tjera përkrahen nga shteti apo agjencitë shtetërore.
Me kalimin e kohës, shumë tifozë u tërhoqën jo vetëm nga emri kurioz Krumkachy që do të thotë korb, por edhe nga fakti se klubi vendosi t'i bashkohet kategorisë së dytë të Bjellorusisë në vitin 2014.
Me gjithë skepticizmin e madh, Krumkachy pa problem arriti që në edicionin e parë në kategorinë e dytë të sigurojë kualifikimin në elitë si nënkampion. Në këtë sukses, kontribuoi edhe presidenti Denis Shunto që në dy ndeshje kishte luajtur si sulmues. Ai pranon se karriera e tij ishte shumë e shkurtër. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Futbolli bjellorus po fiton tifozë të jashtëm, por ata vendas po i bojkotojnë ndeshjet
-
Mohamed Katana tregon arsyen e zhvendosjes në kampionatin e Bjellorusisë
-
Mbi 1000 tifozë prezent në një ndeshje futbolli në Bjellorusi
-
Në Bjellorusi tifozët po zëvendësohen me fanella dhe fotografi
-
Tifozët kthejnë sytë nga Bjellorusia për të mbuluar zbrazëtinë, pasi koronavirusi ka ndërprerë sportin gati në të gjithë botën