Klubi bjellorus i futbollit, Dynamo Brest, ka mbushur tribunat me fotografi të tifozëve dhe me fanella, në tentim për të krijuar atmosferë më të ngrohtë në ndeshjet e skuadrës.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, shumica e tifozëve kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi. Në Bjellorusi ende po lejohen shikuesit nëpër ndeshje, por ata së fundi po mungojnë në stadiume. Bjellorusia është vendi i vetëm në Evropë ku ende po luhet futbolli profesionist.
Fama e kampionatit bjellorus është rritur në javët e fundit nëpër botë. Për ndeshjet e kampionatit të Bjellorusisë mund të luhet në bastore në vende të ndryshme. Disa vende edhe po i transmetojnë ndeshjet e Dynamo Brestit dhe skuadrave tjera.
Por tifozët lokale, që për pandeminë janë shumë më të brengosur se presidenti i Bjellorusisë, nuk po shkojnë më nëpër ndeshje.
Dynamo Bresti ka gjetur një zgjidhje kreative për këtë, duke ftuar tifozët nëpër botë që të blejnë bileta virtuale.
Si kthim, fotografitë e tifozëve vendosen në maketa, në tribuna të stadiumit. Po ashtu tifozëve që blejnë biletat virtuale u dërgohen në shtëpitë e tyre revistat e ditës së ndeshjes.
Paratë që mblidhen do të dhurohen në luftën ndaj koronavirusit, raporton Reuters.
Edhe
Në Bjellorusi tani po shtyhen ndeshje për shkak të koronavirusit
“Tifozët tanë nga e gjithë bota duket se janë të lumtur. Faleminderit për përkrahje”, ka shkruar klubi.
Të mërkurën Dynamo Bresti e priti Shakhtyor Soligorskin, ndërsa një pjesë e tribunave janë mbuluar me fytyra të tifozëve nga vende si Rusia, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Irani, me fanella të klubeve nga vende të ndryshme.
Bjellorusia ka 1486 të prekur nga koronavirusi dhe 16 të vdekur.
-
Futbolli bjellorus po fiton tifozë të jashtëm, por ata vendas po i bojkotojnë ndeshjet
-
Mbi 1000 tifozë prezent në një ndeshje futbolli në Bjellorusi
-
Tifozët kthejnë sytë nga Bjellorusia për të mbuluar zbrazëtinë, pasi koronavirusi ka ndërprerë sportin gati në të gjithë botën
-
Edhe Bullgaria lejon shikuesit në stadiume