Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mohamed Katana tregon arsyen e zhvendosjes në kampionatin e Bjellorusisë

Tashmë është bërë një nga faktet tradicionale sportive të epokës së pandemisë COVID-19 – se Bjellorusia është vendi i vetëm në Evropë ku kampionati i futbollit po vazhdon të luhet. 

E megjithatë përhapja e koronavirusit në mbarë botën dhe masat e bllokimit të lëvizjes në çdo kontinent nuk e kanë penguar lojtarin e ri nga Kenia, Mohamed Katana, që vendosi të shkonte në Bjellorusi për të luajtur futboll. Katana, në ditët e para të prillit iu bashkua ekipit Smolevichy-STI që bën gara në Vysheyshaya Liga të Bjellorusisë. Mesfushori 20-vjeçar, tashmë është bërë përforcimi më i ri në Premier League të Bjellorusisë që përbëhet prej 16 ekipeve, por edhe i pari në kohën e përhapjes së koronavirusit. 

Ai me ekipin e tij të ri ka firmosur kontratë për dy vjet e gjysmë. Edhe pse Bjellorusia është një prej katër ligave të vetme të futbollit në Evropë që vazhdojnë të luhen në këtë kohë – garat po i zhvillojnë edhe në Burundi, Taxhikistan, Nikaragua e Tajvan – Katana pranoi se “gëzimi për të luajtur në Evropë tejkalon rrezikun nga koronavirusi”, transmeton KOHA.

“Kjo mundësi ishte një ëndërr e realizuar për mua, ndonëse erdhi në një kohë kur bota po përballet me vështirësi të mëdha. Por, unë mendoj se kjo është një shenjë për mua se e ardhmja ime është e ndritur për faktin se jam transferimi i parë në kohën e shpërthimit të koronavirusit”, ka thënë Katana. 

“Shumica e futbollistëve tashmë janë mbyllur në shtëpi derisa unë sapo e kam filluar karrierën time në Evropë. Është diçka madhështore për mua, pasi gjithmonë kam ëndërruar të luaj në futbollin evropian”.  

Vodka dhe saunat  

Edhe Tifozët kthejnë sytë nga Bjellorusia për të mbuluar zbrazëtinë, pasi koronavirusi ka ndërprerë sportin gati në të gjithë botën Sport Tifozët kthejnë sytë nga Bjellorusia për të mbuluar zbrazëtinë, pasi koronavirusi ka ndërprerë sportin gati në të gjithë botën

Bazuar në situatën aktuale, lëvizja e Katanas ka ngritur shumë pyetje dhe duket si shumë e rrezikshme. Bjellorusia e konfirmoi rastin e parë të çështjes së koronavirusit më datën 28 shkurt, dhe pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve, presidenti i vendit, Alexander Lukashenko, ka vazhduar të minimizojë kërcënimet e paraqitura nga virusi. 

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të vazhdojnë me jetën si normal, duke u thënë atyre “të pinë vodka dhe të vizitojnë saunat “për të luftuar virusin. Për dallim nga shumica e liderëve globalë, Lukashenko nuk ka për të prezantuar distancën sociale si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.