Klubi i Karatesë “Prishtina” ka mbledhur një numër të rinjsh të cilët shprehin interesim për të ushtruar sportin e karatesë.
Anëtarë të këtij klubi për të ushtruar sportin e karatesë, janë bërë nxënës të moshave të ndryshme, transmeton emisioni Sot në KTV.
Në mesin e tyre, janë disa emra të cilët kanë shënuar suksese në gara vendore e ndërkombëtare në këtë sport.
Riga Dresha, është njëra ndër ta. Përkushtimi i saj i në sportin e karatesë, i ka sjellë mjaft rezultate.
Përveç saj, edhe Argjend Berjani e Enkela Arifi, kanë korrur suksese në këtë sport luftarak.
Ky klub udhëhiqet nga tre trajnerë me përvojë të gjatë në sportin e karatesë.
Edhe
Sharri, klubi i dy nënkampioneve evropiane
Lidhur me funksionimin e Klubit “Prishtina” përkushtimin e këtyre të rinjve si dhe punën me ta, foli edhe trajneri Ismajl Fazliu.
Të njëjtin entuziazëm e përkushtim për ushtrime e kishin edhe anëtarët e moshave të rritura, të cilët ekzekutonin teknika të ndryshme të këtij sporti.
Ditët kur të rinjtë e këtij klubi kryejnë ushtrimet, janë dëshmi e përkushtimit të tyre në fushën e këtij sporti luftarak.