Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suedia merr në kamp edhe vëllain e Edvin Kurtulushit, Bleonin

Federata e Futbollit e Suedisë e ka përfshirë vëllain e vogël të Edvin Kurtulushit, Bleonin, në një kamp që do ta mbajë gjatë kësaj jave në Halmstad.

Ai është pjesë e klubit Halmstad, ndërsa është përfshirë në mesin e 132 talenteve që do të marrin pjesë në kampin e Suedisë, shtet për të cilin javë më parë debutoi ish-kapiteni i Kosovës U21, Edvin Kurutlus.

Vendimi për ta përfaqësuar Suedinë ngjalli reagime të shumta në Kosovë. Por, Kurtulus pati thënë se vendosi për të mirën e karrierës së tij.