Skuadra italiane e Serie A, Atalanta, dëshiron që ta përforcojë sulmin dhe është përmendur emri i Luis Suarezit të Atletico Madridit.
Kështu ka shkruar të shtunën gazeta spanjolle “Marca”.
Në lajmin e publikuar thuhet se Atalanta ka kontaktuar me sulmuesin uruguaian, kontrata e të cilit me Atletico Madridin ka skaduar në verë.
Inter Miami i ligës MLS në SHBA ka shprehur interesim për ish-sulmuesin e Liverpoolit e Barcelonës, bashkë me skuadrën e njohur argjentinase, River Plate.
Në 45 ndeshje të luajtura në edicionin që përfundoi, Suarez ka shënuar 13 gola dhe pati tri asistime.