Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarezi e mirëpret Pogban te Barça

Luis Suarezi ka thënë se ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba do të ishte i mirëseardhur te Barcelona.

Mediat kanë raportuar se Unitedi refuzoi një ofertë të Barçës prej 50 milionë eurove dhe një lojtar, derisa mbrojtësi Gerard Pique hapur ka folur për transferimin e mundshëm të francezit.

“Paul Pogba është lojtar elitar që ka fituar gjithçka”, ka thënë Suarez për radion RAC1.

“Është lojtar me shumë kualitet dhe njëri prej yjeve të Manchester Unitedit dhe do të garonte për më shumë trofe sesa tani. Është i mirëseardhur te Barcelona edhe nëse nuk është lojtar i ynë”.