Juventusi ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe Luis Suarezin dhe pritet së shpejti ta zyrtarizojë transferimin e uruguaianit, njoftojnë mediumet italiane.
Sulmuesi do të nënshkruajë me Juventusin kontratë dyvjeçare me pagë 10 milionë euro neto për stinor. Po ashtu do ta ketë opsionin për vazhdim të kontratës edhe për një vit.
Sipas “Tuttomercatoweb” Barcelona është e gatshme ta lëshojë Suarezin pa dëmshpërblim. Juventusi do të paguajë kështu vetëm shifrën 1.5 milionë euro për Suarezin, ngjashëm sa pakoi Sevilla për transferimin e Ivan Rakitiqit nga Barcelona.
Mundo Deportivo raporton se Suarezi do të jetë në Konsullatën e Italisë nesër për t’iu nënshtruar testit të gjuhës si pjesë e aplikimit të tij për pasaportë. Ai ka të drejtë të aplikojë për pasaportë pasi bashkëshortja e tij ka origjinë italiane. Me pasaportën italiane ai do të mund të regjistrohet në Serie A si lojtar nga një vend i Bashkimit Evropian, dhe nuk do të zë te Juventusi një nga vendet e pakëta që janë për lojtarë jashtë BE-së.