Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarez arrin marrëveshje me Juventusin

Foto: Reuters

Luis Suarezi do të kalojë te Juventusi për 3 milionë, plus 13 milionë bonuse

Juventusi dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për Luis Suarezin, i cili do të transferohet te skuadra italiane.

Raportohet se “Zonja e Vjetër” do t’ia paguajë Barçës 3 milionë euro dëmshpërblim për uruguaianin, plus 13 të tjera që do të jenë bonuse, në bazë të performanës së lojtarit.

Ndërkaq, Suarezi pritet të fitojë 10 milionë euro neto në sezon.

Sulmuesi nga Uruguai do të largohet nga Barcelona pasi trajneri i ri, Ronald Koeman, i ka treguar se nuk e ka në planet e tij për edicionin e ri.