Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarez: Jemi ekipi më i mirë në botë, mund të përmbysim rezultatin

Luis Suarez beson se Barcelona ende ka gjasa për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve përkundër që takimin e parë e humbi 4-0 ndaj PSG-së.

Më 8 mars Barcelona e pret në Camp Nou ekipin francez që është favorit për të kaluar tutje, dhe Suarez kërkon që ekipi të shkruajë historinë duke përmbysur rezultatin prej 4-0, diçka që nuk e ka bërë askush deri më tani, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse duam të shkruajmë historinë në këtë klub, duhet ta përmbysim rezultatin këtë herë. Ne jemi ekipi më i mirë në botë. Nëse ka një ekip që mund të kthejë këtë situatë, është Barcelona”, është shprehur Suarez, raporton BBC.

Barcelona ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, kurse në nëntë vitet e fundit ka arritur së paku çerekfinalen.