Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, beson se ekipi i tij ka fuqinë e mjaftueshme për të përmbysur Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve.
Barça të mërkurën pret parisienët në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales, pas humbjes turpëruese 4 me 0 në ndeshjen e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsnjë ekip nuk ka arritur të bëjë rikthim të tillë, por sipas Luis Enriques katalonasit mund të thyejnë këtë histori.
“Jemi në moment të mirë dhe jemi gati të luajmë një ndeshje të vështirë që duket e humbur nga fillimi, por jam i sigurt se mund të krijojmë shanset për ta kthyer. Do të provojmë dhe do të tentojmë deri në fund, duke treguar kualitetet që kemi treguar në javët e fundit. Sfida jonë ndaj PSG-së është të tregojmë se jemi më të mirë dhe mund të kthejmë borxhin”, ka thënë Enrique para gazetarëve.
Barcelona po synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve për herë të dhjetë rresht.