Martin Foyston kishte nisur studimet për regjinë e filmit, por gjithmonë kishte ëndërruar për një karrierë tjetër - atë të trajnerit të futbollit.
Me të përfunduar universitetin në vitin 2005, pasi studioi për një karrierë në ekranin e madh, Foyston filloi të ndjekë ëndrrën. Në vend se të kërkonte vend pune në ndonjë produksion filmik, iu bashkua departamentit të analistëve të videoxhirimeve te skuadra e futbollit, Fulham, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Guardian.
Megjithatë, ai u largua edhe nga ky vend i punës që e kishte të sigurt për të ndjekur ëndrrën të bëhet trajner i futbollit. Katër vjet pas largimit nga Fulhami, 35-vjeçari, që është nga Hulli, aktualisht është ndihmëstrajner tek ekipi elitar i Norvegjisë, Stromsgodset.
Ai në këtë post ka ardhur falë aventurave që i pati te skuadra suedeze Djurgarden dhe përfaqësuesja e Norvegjisë...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Si u bë Haalandi superyll i futbollit?
-
Stinori i pabesueshëm i Potterit – nga shkarkimi në Kupë të Botës
-
Prej Danimarkës U17 në elitën e futbollit anglez, udhëtimi i jashtëzakonshëm i Thomas Frankut
-
Pas 20 vjetësh karrierë si lojtar, Babaj nis punën e trajnerit
-
Toski nuk arriti potencialin si lojtar, tani synon shumë si trajner