Klubi futbollistik Struga ka siguruar të mërkurën finalen e parë të Kupës së Maqedonisë Veriore. Në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi, Struga fitoi përballë Sileksit me rezultatin 1:0. Mexhit Neziri e shënoi golin e vetëm në pjesën e dytë pas gjuajtjes me kokë.
Struga është edhe në kërkim të titullit historik në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ka 49 pikë në vendin e parë, ndërsa përcillet nga Shkëndija dhe Shkupi që kanë 44 dhe 42 pikë. Po të mërkurën në Tetovë, Shkëndija nuk arriti ta kompletojë finalen e dy skuadrave shqiptare.
“Kuqezinjtë” u mposhtë nga Makedonija Gjorgje Petrov, pas ekzekutimit të penalltive. Esmin Lichina shënoi për vendësit në minutën e 13-të, kurse Nasko Milev në minutën e 65-të i barazoi shifrat. Mysafirët shënuan fitore në ekzekutimin e penalltive me rezultatin 4:3.