Mesfushori Besmir Bojku është prezantuar si futbollist i klubit të futbollit Struga. Prezantimin e Bojkut e ka bërë të ditur të hënën klubi shqiptar që garon në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Bojku së fundi luajti për skuadrën e Feronikelit. Ish-futbollisti i Shkëndijes së Tetovës vlerësohet përforcim i duhur për Strugën që do të paraqitet në Ligën e Konferencës në edicionin e ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBojku është nga Veleshta e Strugës, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për gjeneratat e reja të Maqedonisë së Veriut.
