Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Struga bindëse edhe në xhiron e shtatë

Struga e ka fituar edhe ndeshjen e shtatë rresht në po aq ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut sezonin aktual.

Struga mposhti FK Skopjen me rezultatin 3:0, ndërsa fitore të dielën ka arritur edhe Shkupi.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut Shkupi mposhti thellë Rabotniçkin me rezultatin 5:0. Struga është lidere me 21 pikë, kurse Shkupi në vendin e katërt me 10 pikë. Shkëndija në xhiron e shtatë ishte e lirë.