Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Strootmani kërkoi largimin nga Roma

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka insistuar se Kevin Strootman donte të largohej nga klubi për të shijuar përvojë të re diku tjetër.

Mesfushori holandez është zyrtarizuar te Marseille, por ka pasur raportime se klubi e detyroi për largim dhe se fansat nuk ishin të lumtur me shitjen e tij.

“E përgëzoj lojtarin, donte ndryshim, përvojë të re”, ka thënë Di Francesco në konferencën për media para ndeshjes me Milanin.

“Kur thash se Roma vjen së pari, doja të thosha se dua lojtar me dëshirë për të veshur këtë fanellë dhe që japin gjithçka”, ka shtuar ai.

“Strootmani, për aq sa ishte këtu, luajti deri në fund si Xheko në janar. Kur një lojtar kërkon largimin nuk e mbaj sepse lojtari do të donte të qëndronte”, ka thënë veç të tjerash trajneri i Romës.

Artikuj të ngjashëm