Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Strootman te Marseille

Futbollisti holandez Kevin Strootman është transferuar te skuadra franceze Olympique Marseille nga Roma, raportojnë mediumet italiane.

Marseille është pajtuar t'i paguajë Romës 25 milionë euro, plus tre milionë tjerë varësisht nga bonuset. Strootman do t'u nënshtrohet testeve mjekësore te Marseille, transmeton “Koha Ditore”. Mesfushori 28-vjeçar do të firmosë kontratë pesëvjeçare me Marseillen me pagë 4.5 milionë euro në stinor.

Strootman është lënë jashtë skuadrës së Romës për ndeshjen ndaj Atalantas. Strootman te Roma është transferuar në verën e vitit 2013 nga PSV për 17.5 milionë euro.

Në përgjithësi luajti 102 ndeshje në Serie A e shënoi dhjetë gola dhe asistoi 17 tjerë. Me Holandën i ka 41 ndeshje dhe tre gola.