Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

El Shaarawy: Strootmani humbje e madhe

Sulmuesi i Romës, Stephan El Shaarawy thotë se largimi i Kevin Strootmanit është një humbje e madhe për ekipin e tij.

Mesfushori holandez dje kompletoi transferimin te Marseille për 25 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse, duke u larguar nga Roma pas pesë vitesh, transmeton Koha.net.

“Kevini është humbje e madhe. Ai ishte karizmatik në dhomën e zhveshjes, një lojtar i zëshëm. S’mund të gjykojmë pas dy ndeshjeve, lojtarët e rinj janë të talentuar dhe e kanë shfaqur këtë, por duhet t’i lëmë të rriten të qetë”, është shprehur ai për Sky.

Artikuj të ngjashëm