Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Strootman nuk mendon largimin nga Roma

Mesfushori holandez po kërkohet nga Juventusi.

Kevin Strootman është plotësisht i përqendruar te sezoni i ri me Romën dhe nuk i interesojnë fare spekulimet e medieve për një largim të tij të mundshëm nga kryeqyteti.

Gjatë këtij afati kalimtar emri i holandezit është përmendur për një transferim të mundshëm te Juventusi, por vetë 27-vjeçari sqaron se asnjëherë nuk ka biseduar me drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’, transmeton kp.

“Unë jam i lumtur këtu, sezoni i ri fillon javën tjetër dhe mezi pres që të jem në fushë me fanellën e Romës”, ka thënë ai.

“Nuk kam pasur bisedime me asnjë klub tjetër, pasi që unë e dua vetëm këtë skuadër”, shtoi ai.

Strootman, po ashtu, theksoi se objektivi i tij është të fitojë çdo ndeshje me Romën.

Artikuj të ngjashëm