Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve pas mesfushorit të Romës

Juventusi ka shprehur interesim për mesfushorin e Romës, Kevin Strootman, i cili ka klauzolë largimi prej 45 milionë eurove.

Bianconrët janë në kërkim të përforcimit të mesfushës, me Emre Canin e Liverpoolit që pritet ta transferojë në verë me parametra zero, transmeton Koha.net.

Sky raporton se edhe Strootman është njëri prej yjeve që po kërkohet me ngulm nga kampioni italian, që është i gatshëm të paguajë klauzolën e tij.

Juventusi kishte blerë nga Roma edhe Miralem Pjaniqin, për 32 milionë euro më 2016.