Lance Stroll po iu dëshmon kritikëve se meriton plotësisht vendin që ka në Formula 1. Prej momentit që Stroll firmosi me skuderinë e Williamsit në nëntorin e shkuar, vetëm disa ditë pas ditëlindjes së 18-të, filluan kritikat e ashpra dhe opinionet e këqija ndaj tij.
Stroll nuk i ndihmoi kauzës së tij kur u përplas pas 12 xhirove në debutimin parasezonal, në muajin shkurt të këtij viti. Pasuan edhe incidentet e tjera në garat që u mbajtën në Kinë dhe Bahrein, sa për t'u dhënë "fakte" kritikëve se kanë të drejtë që e kritikojnë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi nuk arriti të marrë asnjë pikë në gjashtë garat e para të këtij edicioni, mediumet dhe disa të tjerë në F1 u tallën me paraqitjet e tij, përfshirë këtu edhe ish-kampionin e vitit 1997, Jacques Villeneuve. Ky i fundit, e quajti vozitjen e Strollit "patetike".
Edhe pasi adoleshenti mori pikët e tij të para në garën e mbajtur në Montreal gjatë muajit qershor, thumbimet e Villeneuvet vazhduan. "Është njëri prej rookive me paraqitjet me katastrofale në histori të Formula 1", ishin fjalët e tij.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.