Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Strakosha i lumtur te Lazio

Thomas Strakosha është cak i Liverpoolit dhe Bayer Leverkusenit, por babai i tij thotë se “lojtari është i lumtur te Lazio”.

Legjenda Foto Strakosha ka thënë për Panorama Sport se klubi do të vendosë për të ardhmen e 23-vjeçarit.

“Nuk kam shumë komente për këtë. Është i lumtur te Lazio. Është klubi që vendosë për të ardhmen e tij”, ka thënë babai i portierit të Shqipërisë.

Ka pasur raportime se çmimi i Strakoshës mund të shkojë deri në 40 milionë euro.