Portieri shqiptar, Thomas Starkosha, ka çuar skuadrën e tij, Lazio, në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Këtë e bëri duke shkëlqyer në penalti. 90 minutat e rregullt përfunduan pa gola, ndërsa në dy vazhdimet nga 15 minutat skuadrat shënuan nga një herë. Te Lazio realizoi Ciro Immobile, e te Interi Mauro Icardi në minutën e 120-të nga penaltia.
Në penalti, Lazio fitoi 4 me 3, me Strakoshan që priti dy gjuajtje të lojtarëve të Interit.
Në gjysmëfinale, Lazio do të luajë me Milanin. Gjysmëfinalja tjetër është Fiorentina-Atalanta.