Drilon Hajrizi po shpreson t'i japë fund pritjes prej pesë vjetëve për titullin e kampionit të Kosovës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.
Hajrizi pret që në fund të këtij muaji, kur edhe do të përfundojë edicioni 2016/17 në basketbollin e Kosovës, të ngrejë trofeun e kampionit me fanellën e Sigal Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSigal Prishtina është plasuar në serinë finale të plejofit dhe përballë do të ketë Bashkimin. Për Hajrizin ky do të ishte trofeu i dytë këtë edicion pas Kupës së Kosovës. Po ashtu, do të ishte titulli i dytë në karrierë i kampionit pas atij me Trepçën (2011/12), ekip me të cilin fitoi edhe Kupën e Kosovës.
Një kupë të Kosovës, Hajrizi e ka fituar edhe me skuadrën e Pejës, për të cilën luajti në tri edicionet e fundit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.