Stinori i tenisit i ndërprerë për shkak të Covid – 19 duhet të vazhdojë vetëm në mars të vitit të ardhshëm. Po ashtu turnetë që janë luajtur këtë vit nuk duhet të luhen në stinorin e vitit 2021.
Kështu ka thënë çerekfinalistja e Australian Open, Ons Jabeur.
Tenisi profesional është pezulluar që nga marsi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Turneu Indiana Wells ishte i pari turne i madh që u anulua. Nuk pritet të zhvillohen gara deri në mes të korrikut.
Ons Jabeur, që është nga Tunizia, është arabja e parë që ka arritur në çerekfinale të ndonjë Grand Slami, ka shkruar Reuters. Sipas saj të vazhdohet edicioni këtë vit nuk do të jetë ideale, pasi nuk do të ofronte korrektësi kur të kalkulohet rangimi.
“Nuk mendoj se është ide e mirë të fillojmë edicionin këtë vit. Stinori mendoj se duhet të filloj vitin tjetër, në mars”, ka thënë Jabeur për Eurosport.
Edhe
“French Open” nis me një javë vonesë
“Nuk duhet të fillohet duke luajtur në Australian Open, pasi e kemi luajtur atë turne këtë vit. Le të fillohet nga Indiana Wells, ku të gjithë janë ndalur. Është korrekte ndaj Grand Slameve tjerë, është korrekte për pikët dhe për të gjithë”, ka shtuar Jabeur.
Grand Slami “French Open” është shtyrë për fund të shtatorit, derisa Wimbledoni, që është dashur të mbahet në qershor, është anuluar.
Udhëheqësit e US Open kanë thënë se zhvillimi i turneut pa shikues nuk pritet të ndodhë.
Jabeur, që është e 39-ta në botë, beson se nuk do të ishte e drejtë që vetëm disa turne të zhvillohen këtë vit.
Ish-numri një në botë, Andy Murray ka thënë të mërkurën se tenisi do të jetë prej sporteve të fundit që do të vazhdojë, pasi bota të kalojë pandeminë e koronavirusit.
Edhe
“Australian Open” nis me 3 javë vonesë
Jabeur megjithatë pret që garat të vazhdojnë në shtator.
“Sinqerisht unë mendoj se në shtator do të fillojnë të gjitha gjërat”.