Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kyrgios nuk merr pjesë në “US Open” shkaku i pandemisë

Tenisti australian Nick Kyrgios ka hequr dorë nga pjesëmarrja në turneun Grand Slam të tenisit “US Open” për shkak të pandemisë së koronavirusit, njofton BBC.

Ai ka thënë se i dhemb shumë që do të mungojë në turneun e madh, por se nuk është e mundur që të marrë pjesë.

Javën e kaluar konfirmoi mospjesëmarrjen edhe tenistja numër një në botë, australiania Ashleigh Barty.

“Të marrim frymë thellë dhe të kujtojmë se çfarë është e rëndësishme, pra shëndeti dhe siguria. Ne mund të rindërtojmë sportin tonë dhe ekonominë, por kurrë nuk mund të rikuperojmë jetët e humbura. Më dhemb thellë që nuk do të garojë në një nga arenat më të mëdha sportive”, ka thënë Kyrgios në një video të postuar në rrjetet sociale.